Panel diskutimi: “Pozita e të rinjve në Proceset e vendimmarrjes”

0

Të rinjtë e Ulqinit organizojnë panel diskutimi me titull “Pozita e të rinjve në proceset e vendimmarrjes” në ambientet e Kuvendit të Komunës së Ulqinit më 16 dhjetor 2022, me fillim nga ora 17:40.

Qëllimi i manifestimit është njohja e publikut të gjerë me pozitën e të rinjve, pjesëmarrjen e tyre në proceset e vendimmarrjes dhe nevojat në nivel të komunës së Ulqinit.

Ngjarja organizohet nga një grup joformal i të rinjve nga Ulqini, i cili për momentin përbëhet nga 5 persona: Damir Jukoviq, Ervin Eroviq, Stefan Dragoviq, Besart Hoxha dhe Enes Ukoviq, të cilët besojnë se në të ardhmen një numër dukshëm më i madh i të rinjve do të i bashkangjiten atyre dhe se do të punojnë së bashku për përmirësimin e pozitës së të rinjve në Ulqin, por edhe në gjithë territorin e Malit të Zi, pa marrë parasysh përkatësinë fetare, kombëtare apo politike.

Në këtë ngjarje do të prezantohen rezultatet e hulumtimit në mesin e të rinjve të Ulqinit, si dhe një panel diskutim, i cili do të synojë të inkurajojë ndryshimet në Ulqin, me fokus themelimin e Zyrës për Rini.

JU FTOJMË EDHE JUVE SE BASHKU ME NE PËR TË PROMOVUAR IDENË DHE RËNDËSINË E RINISË PËR KOMUNITETIN SHOQËROR.

Me rëndësi të madhe është përfshirja e të rinjve në proceset shoqërore dhe politike për të krijuar një komunitet dhe një shoqëri që do të ndjekë rrugën e prosperitetit. Për këtë arsye, është e nevojshme të krijohen parakushte për një shkallë më të madhe të proaktivitetit të të rinjve në të gjitha proceset, pra t’u mundësohet kalimi nga “rinia”, term i njohur nga Ligji për Rininë si rregullim ligjor pozitiv, te anëtarët e shoqëri të cilët do të jenë bartësit kryesorë të përgjegjësisë në të ardhmen.

Organizatorët e këtij manifestimi bashkërisht thonë: “Rinia, si burimi më i madh i shtetit dhe shoqërisë, duhet të marrë pjesë në zgjidhjen e problemeve të identifikuara në shoqëri përmes qasjes së tyre analitike dhe veprimit proaktiv. Ne krijojmë një shoqëri të suksesshme vetëm nëse maksimizojmë aktivitetin e të rinjve dhe shfrytëzojmë potencialin e tyre të plotë.” Nismëtarët e këtij projekti janë të bashkuar nga dëshira për të ndërgjegjësuar të rinjtë për përfshirjen e tyre në procesin e vendimmarrjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *